Lajme

Kosnett: FSK po kontribuon në sigurinë rajonale dhe globale

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 08 May 2021

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes është shprehur krenar që t’i kenë afër vetës Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt.

Një gjë e tillë është thënë nga vetë ky departament, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tyre zyrtare në ‘Twitter’.

“Departamenti i Mbrojtjes (DOD) është krenar të bashkohet me Forcat e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do të fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë”, shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.

-Advertisement-

Nga ana e tij, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka thënë se bashkë-zbarkimi i parë ndërkombëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë Amerikane në Kuvajt është një moment historik.

“Vendosja e përbashkët e FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane në Kuvajt është një moment historik i vërtetë – jo vetëm për mbrojtjen e vetë Kosovës, por edhe si një demonstrim i gatishmërisë së Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”, ka shkruar Kossnett.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera