Lajme

Kosnett akuzon institucionet e drejtësisë: ”Shpesh jam i zhgënjyer…”

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 19 October 2020

Në shënimin e Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit në Kosovë u theksua rëndësia e angazhimit më të madh të institucioneve përgjegjëse në mbrojtjen e të drejtave të viktimave të krimit.
Ambasadori amerikan në Kosovë dhe presidenti i vendit u kanë bërë thirrje institucioneve që të trajtojnë viktimat me dinjitetin e njëjtë, ndërkohë që drejtësia të zbatohet njësoj për të gjithë.

Kosnett tha se respektimi i sundimit të ligjit kërkon njëtrajtshmëri, veçanërisht kur trajtohen të drejtat dhe nevojat e viktimave të krimit.

“Shpesh jam i zhgënjyer kur dëgjoj për shpërputhjen në trajtim nga sistemi penal i Kosovës. Disa kryes të veprave mbahen në burg e disa të tjerë lirohen. Disa viktima marrin ndihmë e të tjerët lihen të kujdesën vetë për vete. Disa të pandehur akuzohen për shkelje të rëndë, kurse të tjerët që kanë kryer veprën e njëjtë përballen me akuzë shumë te lehtë, disa përballen me dënime të rënda kurse të tjerët paguajnë gjobë të papërfillshme.

-Advertisement-

E kuptoj që jo të gjitha krimet dhe rrethanat janë të njëjta por mungesa e parashikueshmërisë dhe njëtrajtshmërisë në këto raste i dëmton proceset dhe sukseset tuaja. Rrjedhimisht e dëmton besimin e qytetarëve në qeveri. Prandaj, ju bëj thirrje të gjithëve që të vazhdoni të punoni për të siguruar që çdo viktimë, çdo rrethanë, çdo ndjekje penale dhe çdo dënim të trajtohet me dinjitetin dhe rëndësinë e njëjtë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera