Lajme

KOSID diskuton mbi trendet globale të sistemeve të energjisë

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 10 August 2017

Konsorciumi Kosovar i Organizatave të Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) organizon debatin në kuadër të Dokufest për trendet globale të sistemeve të energjisë që mund të aplikohen në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sistemet e energjisë në mbarë botën po hyjnë në një fazë transformimi drejt energjisë së rinovueshme.

Bashkimi Evropian ka adaptuar qëllime ambicioze për të lëvizur drejt një ekonomie me karbon të ulët dhe tregjeve plotësisht të integruara të energjisë.

-Advertisement-

Gjermania po luan një rol të rëndësishëm në këtë proces transformimi, duke adaptuar një nga programet më ambicioze të tranzicionit të energjisë i njohur si ‘Energiewende’.

Andaj, debati ka për qëllim të diskutojë atë se çfarë është e aplikueshme në Kosovë dhe rajon?

Në panelin diskutues do të jenë përfaqësues të organizatave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare si dhe zyrtarë të Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera