Koshtunica: Zgjidhja për Kosovën, sipas modelit të Hong Kongut

Autori: Gazeta inFokus
10:03 | 21 September 2019
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka deklaruar se kishte një propozim për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe se ai bazohej në modelin e Hong Kongut.
Koshtunica, siç shkruan Kurir, përcjell Telegrafi, thotë se ky model do të ishte kompromis, i cili do të përjashtonte të gjitha opsionet ekstreme dhe do të ishte i suksesshëm, i qëndrueshëm dhe funksional.
“Një autonomi e mbikëqyrur, për dallim nga pavarësia e mbikëqyrur, në pajtim me Kartën e OKB dhe Kushtetutën e Serbisë. Në këtë mënyrë do t’u mundësohej shqiptarëve në ‘Krahinën Autonome të Kosovës’, që vetë të qeverisin dhe të realizojnë interesat e tyre. Në anën tjetër Serbia, në pajtim me Kartën e OKB do të ruante sovranitetin dhe integritetin”, ka thënë ai.
Pas tërheqjes nga funksionet shtetërore dhe partiake, Koshtunica është tërhequr nga jeta politike, dhe në paraqitjen e tij pas një kohe të gjatë, ka vlerësuar se “propozimi i tij për autonomi substanciale do të siguronte një zgjidhje stabile dhe të qëndrueshme për statusin e Kosovës”.
Ai megjithatë nuk është deklaruar qartë në pyetjen nëse propozimi i tij sot do të ishte një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën.

Të tjera
-
Mustafa i LDK-së: LVV s’po do zgjidhje, por ndoshta zgjedhje të reja
Deputeti i LDK-së Besian Mustafa para seancës së Kuvendit, tha se qëndrimet e...
-
Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun, tregon çfarë biseduan
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka konfirmuar se është takua...
-
Haradinaj i nervozuar para seancës: Mashtruesi (Albin Kurti), po e mban peng Kosovën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reag...
-
Zogaj: Ky cirk politik është përgjegjësi e LVV-së, po kalojmë një krizë të thellë
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Alban Zogaj, ka akuzuar Lëvi...
-
Kërkohet paraburgimi i një prej të arrestuarve nga operacioni më i madh kundër dro*gës “Qielli i thyer”
Prokuroria Speciale i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, caktimin e ...
-
Haxhiu paralajmëron dështimin e 34-të: Nuk besoj që do të ketë ndonjë ndryshim as sot, flas kur të dal
Ministrja e Drejtësisë në detyrë dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albul...
-
Qalaj: Po presim reflektim nga koalicioni i shumicës, PDK po bën një punë të mrekullueshme
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar s...
-
Shahini: Prioriteti i imi do të jetë arsimi, Prishtina ka nevojë për ndërtimin e mbi 10 shkollave
Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, ka treguar se p...
-
Mediat amerikane raportojnë se Trumpi ka miratuar planin e sulmit ndaj Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, ...
-
KQZ: Kandidati për kryetar komune duhet të jetë banor i asaj komune, së paku 3 vjet
Kandidati për kryetar të komunës duhet të ketë qenë për së paku 3 vjet banor ...
-
Jashari viziton trupat e FSK-së që po trajnohen në SHBA
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka vizituar trupat e ...
-
WSJ: Trump-i miratoi privatisht planet e sulmit ndaj Iranit, por e ka pezulluar urdhrin përfundimtar
Presidenti Trump u tha ndihmësve të tij të lartë të martën vonë se kishte mir...