Lajme

Koronavirusi vjen në Kroaci

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 25 February 2020

Virusi kinez i njohur si “Koronavirus” infektoi edhe disa qytetarë italian, ku deri tash kanë vdekur katër persona.

E ky virus, tashmë zyrtarisht ka ardhur edhe në Kroaci, shkruan gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Andrej Plenkoviq, që saktësoi se i infektuari është një burrë, e që gjendja e tij është stabile.

-Advertisement-

Ai raportohet se është shtruar në Klinikën e Sëmundjeve Infektive “Dr. Fran Mihaljeviq” në Zagreb.

E në Kinë, nga ky virus kanë vdekur mbi 2 mijë e 600 njerëz, i cili për herë të parë u paraqit në qytetin Wuhan./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera