Fokus

Koronavirusi ulë dukshëm aksidentet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 30 March 2020

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballej Kosova ishin padyshim edhe aksidentet e shpeshta të komunikacionit.

E këto jo rrallë kanë qenë edhe fatale, duke u bërë një prej fenomeneve më vdekjeprurëse në shoqërinë tonë, shkruan gazeta inFokus.

Tash, kur pandemia e Koronavirusit ka kapluar botën, kësaj nuk i shpëtoi edhe Kosova, e që ndër masat e marra janë edhe mos-dalja nga shtëpitë.

-Advertisement-

E kjo ka bërë që duke u ruajtur nga koronavirusi, kosovarët në fakt të shpëtojnë nga një rrezik goxha i madh, aksidentet e komunikacionit.

Kësisoj, këtë të diele, në krejt Kosovën, ndodhën veç 3 aksidente, derisa në dy prej tyre kishte të lënduar.

Ndërsa, u shpërndanë 156 tiketa trafiku, shkruan gazeta inFokus.

E të shtunën e 28 marsit, 6 aksidente ishin me të lënduar derisa 4 me dëme materiale.

Një ditë para kësaj, 4 aksidente ishin me dëme materiale e dy me të lënduar.

Të enjten, pati 8 aksidente me dëme materiale, 4 me të lënduar e 1 me fatalitet.

Të mërkurën nuk pati aksidente me të lënduar ndërsa ato me dëme materiale ishin pesë.

Të martën pati gjashtë aksidente me të lënduar e nëntë me dëme materiale, ndërsa të hënën ishin katër me të lënduar e 13 me dëme materiale, shkruan gazeta inFokus.

E të dielën e kaluar ishin 7 aksidente me të lënduar e pesë me dëme materiale.

Nga kjo i bie që 31 të lënduar, 1 i vdekur e 51 me dëme materiale.

Ndërsa, në të njëjtën periudhe kohore prej 23 mars deri më 30 të vitit të kaluar, kishte 1 aksident me fatalitet, 109 aksidente me të lënduar dhe 161 aksidente pa lëndime, por me dëme materiale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera