Shëndetësi

Koronavirusi te disa persona mund të shkaktoj sulm në tru

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 03 April 2020

Coronavirusi shkakton dëmtime neurologjike te një numër i vogël pacientësh të cilët zhvillojnë pasqyrë të rëndë klinike

Infektologu grek, njëherësh edhe udhëheqës i shtabit të krizës, dr. Sotirios Tsiodras, ka paraqitur të dhëna të reja deri te të cilat ka ardhur ekipi i neurologëve nga e gjithë bota, sipas të cilave rreth 15 për qind e pacientëve, të cilët zhvillojnë simptoma të rënda, mund të pësojnë dëmtime neurologjike të shkaktuara nga sëmundja e coronavirusit.

 

-Advertisement-

 

– Veç simptomave të njohura – temperatura, kolla dhe vështirësitë në frymëmarrje, disa pacientë zhvillojnë disfunksion të kapacitetit mendor, konfuzion, letargji, epilepsi, madje edhe sulm në tru – ka thënë Tsiodras në paraqitjen e vet të parë para opinionit grek.

Siç e ka shpjeguar ai, duket që virusi sulmon trurin dhe sistemin nervor madje te 15 për qind e pacientëve të sëmurë rëndë.

Është e njohur që virusi mund të përfshijë trurin dhe të shkaktojë përflakjen e tij, ndërsa problemet me thithjen e oksigjenit për shkak të frymëmarrjes së keqe mund të ndikojë në punën e trurit.

– Raste të ngjashme janë shënuar edhe te pacientët të cilët janë sëmurë nga forma e rëndë e gripit sezonal – ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera