Rajoni dhe Bota

Koronavirusi| Qyteti i madh kinez tek tash merr masën që e mori Kosova ditë më parë

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 26 March 2020

Koronavirusi i ri shpërtheu në qytetin kinez të Wuhanit, mirëpo që u shpërnda shumë shpejt në krejt botën.

E për t’u mbrojtur prej tij e për ta parandaluar përhapjen Qeveria e Kosovës, ditë më parë mori vendim që kushdo që hyn në Kosovë të hyjë në karantinë për 14 ditë, shkruan gazeta inFokus.

E tek tash, të njëjtin vendim e ka marrë edhe qyteti i madh Kinez, Shanghai, që ka 24 milionë banorë.

-Advertisement-

Qeverisja lokale lëshoi njoftimin që që nga e marta, kushdo që hyn në Shangai do të futet në karantinë për 14 ditë, derisa në këtë qytet janë të konfirmuara 109 raste të infektuara me Koronavirusin e ri që kanë ardhur nga jashtë, 39 nga Britania e 27 nga ShBA-të, shkruan Reuters./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera