Rajoni dhe Bota

Koronavirusi po vret më shumë në Britani sesa në të gjitha vendet evropiane bashkë

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 04 June 2020

Britania e Madhe raportoi 133 viktima të tjera nga koronavirusi, derisa të dhënat tregojnë se shpërthimi i Covid-19 po vret më shumë në vend sesa në të gjitha shtetet evropiane bashkë.

Departamenti i Shëndetësisë së Mbretërisë së Bashkuar (MB) nuk kanë konfirmuar ende shifrat zyrtare të të vdekurve, gjë që dikton numër më të madh të jetëve të humbura nga virusi që po shkakton sëmundjen Covid-19, shkruajnë mediet britanike, transmeton lajmi.net.

Shpërthimi i koronavirusit në vendet britanike është ngadalësuar në mënyrë dramatike gjatë javëve të kaluara. Dje, shefat shëndetësor njoftuan për 359 viktima të tjera.

-Advertisement-

Të dhënat e veçanta, të papërfshira në shifrat zyrtare, gjithashtu treguan se numri i vërtetë i vdekjeve në Britani tashmë ka arritur në 50,000, duke çimentuar MB-në si kombi më i goditur në Evropë nga virusi i familjes Sars-Cov2. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera