Lajme

Koronavirusi, OBSH: Po e përhapin më shumë të rinjtë pa simptoma!

Autori: Gazeta inFokus 13:31 | 18 August 2020

Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj për ritmin e përhapjes së sëmundjes, që sipas saj, po përshkallëzohet prej personave të moshës 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk janë të vetëdijshëm se janë prekur nga koronavirusi.

Drejtues të OBSH-së kanë vënë re se këtë muaj shifrat e të rinjve të infektuar kanë pësuar një rritje në nivel global, dhe ky fenomen sipas tyre është tejet i rrezikshëm sepse kërcënon kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë këtu të moshuarit dhe të sëmurët.

Kreu i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai, deklaroi se epidemia po ndryshon. Sipas tij, shumë prej të personave të moshave të reja nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar, dhe kështu përhapin pa fre virusin.

-Advertisement-

Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 vetë dhe ka infektuar 22 milionë banorë në nivel global.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera