Lajme

Koronavirusi në Shqipëri/ Shërohen edhe 23 pacientë të tjerë, shkon në 154 numri i të shëruarve

Autori: Gazeta inFokus 16:47 | 08 April 2020

Shkon në 154 numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga COVID-19 në vend, pasi 23 persona të tjerë u kanë rezultuar negative testeve pas infektimit ditën e sotme. Lajmi konfirmohet nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, si dhe kreu i qeverisë Edi Rama.

Kryeministri, por edhe ministrja Manastirliu e kanë cilësuar shërimin e 23 pacientëve të tjerë gjatë 24 orëve të fundit si një lajm të mirë.

“Lajm i mirë, 23 të shëruar sot”, shkruan Rama.

-Advertisement-

Deri tani 154 persona janë shëruar pas infektimit nga virusi vdekjeprurës i COVID-19 në Shqipëri, 22 prej të cilëve janë mjekë dhe infermierë, pjesë e personelit shëndetësor.

Shqipëria ka regjistruar numrin më të ulët të rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 gjatë 2 javëve të fundit! Ditën e sotme nga 182 teste të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 6 raste të reja, duke çuar në total numrin e të infektuarve në 383. Ndërsa deri tani janë regjistruar 22 viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera