Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, pesë viktima në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 19:11 | 24 April 2021

Pesë persona me COVID-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit në Shqipëri.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor pesë qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Shkodra, një qytetar nga Durrësi, një qytetar nga Kavaja, një qytetar nga Peqini, të moshave 63 – 77 vjeç”.

Në ndërkohë janë konfirmuar edhe 139 raste të reja pozitive nga gjithsej 3457 testime të kryera.

-Advertisement-

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 31 raste në Tiranë, 11 raste në Korçë, 8 raste në Shkodër, Fier, Devoll, 7 raste në Durrës, Skrapar, 6 raste në Gjirokastër, 5 raste në Lezhë, Vlorë, Pogradec, Sarandë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Elbasan, Lushnje, Libohovë, 2 raste në Kukës, Mirditë, Berat, Librazhd, Kamëz, Gramsh, Maliq, Këlcyrë, 1 rast në Mallakastër, Tepelenë, Belsh, Poliçan”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 738 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 105,016 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 154 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët tre pacientë janë të intubuar.

Statistika (24 Prill 2021)

Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 738
Të shtruar në spitale 154
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3457

Testime totale 624,200
Raste pozitive 130,409
Raste të shëruara 105,016
Raste Aktive 23,021
Humbje jete 2,372

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 17561
Fier 1983
Durrës 770
Shkodër 694
Gjirokastër 485
Korçë 567
Vlorë 325
Kukës 227
Dibër 177
Elbasan 123
Berat 76
Lezhë 33.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera