Lajme

Koronavirusi| Ndalohet qarkullimi dy javor në Veri të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 10 April 2020

Në Mitrovicë të Veriut dhe në Zveçan prej sot është në fuqi ndalim qarkullimi dyjavor prej orës 12 deri në orën 6 të mëngjesit.

Gjatë fundjavës është në fuqi ndalimi i plotë i lëvizjes, ka konfirmuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq të dhënat të cilat i kanë kumtuar dje shtabet e krizës së këtyre dy komunave, ndërsa më herët, në mëngjes ka konfirmuar për portalin Kossev edhe ministri në detyrë i shëndetësisë Arben Vitia.

Gjithsej në mjediset me shumicë serbe në Kosovë deri tani janë regjistruar 38 persona të infektuar, dhe njëri ka vdekur. Në komunën e Mitrovicës së Veriut janë 20 raste, në Zveçan 10, në Leposaviq 4. Në Zubin Potok 3 dhe në komunën e Lipjanit një person.

-Advertisement-

Dymbëdhjetë prej tyre janë të vendosur në spitalin e Mitrovicës së Veriut, në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të veriut janë 19, në QK të Nishit 5 dhe në QK të Beogradit një person.

“Në Gorazhdec ka filluar qepja e maskave mbrojtëse , për të cilat Serbia ka siguruar material”, ka thënë Gjuriq.

“Shtabet komunale për situata të jashtëzakonshme po kryejnë dezinfektime të hapësirave publike dhe po i njoftojnë qytetarët për të gjitha masat e marra nga qeveria serbe”, përfundon Gjuriq./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera