Lajme

Koronavirusi, mblidhet qeveria shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 09 March 2020

Mëngjesin e sotëm do të mblidhet qeveria shqiptare për shkak të konfirmimit të dy rasteve me koronavirus.

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë ministrat për mbledhjen e jashtëzakonshme në ora 09:00.

Ndryshe, të dielën pasdite është zhvilluar mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve pranë Ministrisë të Shëndetësisë, në kuadër të parandalimit të përhapjes së mundshme të koronavirusit në Shqipëri.

-Advertisement-

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në Facebook, bën me dije se u diskutua me ekspertët e komitetit teknik për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit, pas vendimit që hyri në fuqi në Itali për izolimin total të zonave të kuqe.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e komitetit teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendi mit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët! Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shkruan Manastirliu në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera