Lajme

Koronavirusi “mbledh” liderët e 20 vendeve më të fuqishme – priten tensione

Autori: Gazeta inFokus 12:40 | 24 March 2020

Liderët e 20 vendeve më të fuqishme do të diskutojnë lidhje me shqetësimin kryesorë të botës, pandeminë e Koronavirusit të ri.

Biseda e liderëve të G20-ës do të bëhet përmes videokonferencës të martën, shkruan gazeta inFokus.

Reuters ka mësuar nga disa burime se këta do të diskutojnë këtë të martë, pavarësisht shumë kritikave se u neglizhua puna e pandemisë.

-Advertisement-

Ndërsa të hënën ministrat e G20-ës dhe bankat qendrore u dakorduan gjatë konferencave të ndara, që të krijojnë një plan për t’iu përgjigjur situatës së fundit.

Ndërsa, ky samit i jashtëzakonshëm pritet që të jetë goxha i nxehtë fillimisht për shkak të luftës së çmimit të naftës në mes të Arabisë Saudite dhe Rusisë, por edhe ngritjes së tensioneve në mes të ShBA-ve dhe Kinës për origjinën e virusit që ka infektuar në krejt botën 378 mijë njerëz dhe ka vrarë më shumë se 16 mijë e 500./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera