Koronavirusi, mbi 1100 të vdekur/ Kina raporton për rënien e rasteve të reja
Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 13 February 2020
Kina raportoi për një numër më të ulët të rasteve të reja të koronavirusit, që nga fundi i janarit.
Tregjet globale shënuan rritje pas këtij informacioni, por ekspertë të tjerë ndërkombëtarë janë të alarmuar për përhapjen e virusit, i cili ka vrarë më shumë se 1.100 njerëz. Këshilltari kryesor mjekësor i Kinës, Zhong Nanshan, tha se numri i rasteve të reja po bie në disa provinca. “Shpresoj se ky shpërthim i virusit mund të përfundojë diku në muajin prill”, tha Nanshan, i cituar nga REL.
I pyetur në lidhje me parashikimin e ekspertit kinez, drejtori kryesor mjekësor i Australisë, Brendan Murphy, tha se “është shumë e parakohshme të thuhet kjo”. Numri i të infektuarve në Kinë kanë arritur në 44,653, thanë zyrtarët shëndetësorë, përfshirë 2,015 raste të reja të konfirmuara të martën. Ky është numri më i ulët ditor i rasteve të reja që nga 30 janari. Ndërsa zyrtarët kinezë thanë se situata ishte nën kontroll, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se epidemia paraqet një kërcënim global potencialisht më të keq se terrorizmi. Bota duhet të “zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun publik numër një”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke shtuar se vaksina e pare kundër virusit do të mund të jetë në dispozicion pas 18 muajsh. Qindra raste janë raportuar në dhjetëra vende dhe territore të botës, përfshirë një vdekje në Hong Kong dhe një tjetër në Filipine.
Rasti më kritik jashtë Kinës është në anije të lundrimi, e cila është vënë në karantinë në portin e Japonisë, Yokohama, me rreth 3.700 njerëz në bord.Zyrtarët japonezë thanë se 39 persona të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e virusit, duke e çuar numrin e të infektuarve në anije në 175.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...