Lajme

Koronavirusi, Izraeli paralajmëron masa të reja për shkak të variantit Delta

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 23 June 2021

Izraeli njoftoi të mërkurën se do të shtyjë lehtësimin e hyrjes së turistëve individualë për shkak të shqetësimeve për përhapjen e variantit Delta të koronavirusit. Ky vend paralajmëroi se mund të ndërmarrë edhe masa tjera për të parandaluar përhapjen e këtij varianti.

“Për shkak të shqetësimit në lidhje me përhapjen e mundshme të variantit Delta, qeveria ka shtyrë hyrjen e turistëve individualë deri më 1 gusht”, tha Ministria e Turizmit e Izraelit.

Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, tha të mërkurën se nëse çdo ditë, për një javë regjistrohen më shumë se 100 raste të reja me COVID-19, atëherë do të rivendoset mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Paralajmërimi i tij erdhi pasi Izraeli regjistroi mbi 100 raste të reja për të tretën ditë radhazi.

-Advertisement-

Bennett gjithashtu tha se do të rritet numri i testimeve PCR, dhe do të shtohen masat për njerëzit që shkelin karantinën. Në kulmin e shpërthimit të pandemisë në janar, Izraeli regjistronte rreth 10,000 raste ditore.

Në shumë vende të botës janë ngritur shqetësime të mëdha për një valë të re të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Delta të koronavirusit, i cili besohet që është më i transmetueshëm se variantet e tjera. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se në përgjithësi vaksinat edhe ndaj këtij varianti mbeten shumë efektive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera