Sport

Koronavirusi i ndali hovin, Muriqi jep mesazhin e madh

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 29 March 2020

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës po kalonte në një sezon fantastik te skuadra e Fernebahces, skuadër kjo që iu bashkua gjatë afatit kalimtar të verës.

25 vjeçari është ndër top3 golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit turk, transmeton Gazeta Olle.

Forma e mirë e tij, u ndal nga pandemia e koronavirusit e cila ka bërë që të pezullohet kampionati turk.

-Advertisement-

E Muriqi ka dhënë një mesazh për mediumin turk ‘Fanatik’.

“E gjithë bota po kalon momente të vështirë. Ju lutem, respektoni rregullat dhe këshillat që na janë dhënë. Qëndroni në shtëpi me të dashurit tuaj”, shkruan ai në Twitter-in e “Fanatik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera