Lajme

Koronavirusi i merr jetën 56 vjeçarit nga Kaçaniku

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 12 May 2021

IKSHPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 113 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Infokus.

Gjatë kësaj kohe 4 persona kanë ndërruar jetë në mesin e tyre edhe një 56 vjeçar nga Kaçaniku.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.678 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 113 raste pozitive.

-Advertisement-

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (72, 66 vjeç), Kaçanik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast (74 vjeç)”./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera