Rozë

Koronavirus| Mamaja e Rita Orës, shkon vullnetare në spital: Detyra më thërret

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 06 April 2020

Shumë njerëz të thjeshtë dhe jo vetëm po punojnë si vullnetarë në këtë kohë lufte me koronavirusin, duke vënë në rrezik jetën për t’u shërbyer atyre që kanë më shumë nevojë.

Një ndër to është edhe mamaja e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Vera.

 

-Advertisement-

Vera, psikiatre, ka vendosur të kthehet në vijën e parë të luftës me koronavirusin, duke ndihmuar për të ndaluar pacientët me probleme të shëndetit mendor dhe pacientët perinatale të ekspozohen ndaj virusit.

Vera ka postuar në Instagram një foto të vetën e veshur me uniformë dhe maska mbrojtëse, ku shkruan se detyra po e thërret.

 

Në një intervistë për “Hello”, Vera thotë:

“Unë e dua punën time dhe dua të bëj më të mirën.

Është roli dhe detyra ime të ndihmoj të tjerët.

Asgjë nuk do të më ndalojë, vetëm nëse nuk jam aq e aftë sa duhet për ta bërë atë.

Këto janë kohë sfiduese dhe kurrë më parë nuk më është dashur të ofroj kaq shumë dhembshuri dhe mbështetje për kolegët e tjerë.

Unë jam dëshmitare e heroizmit nga gjithë stafi i spitali, që nga mjekët dhe infermierët e deri te rojet dhe pastruesit, në ambiente të mbushura plot, stresuese dhe të rrezikshme.”

Ashtu si e ëma, edhe Rita dëshiron të bashkohet në betejën mbarëkombëtare për të goditur COVID-19 dhe e ka paraqitur veten si një vullnetare e personelit të kujdesit shëndetësor.

Rita shprehet krenare për të ëmën, ndërsa thekson se ajo dhe personeli mjekësor janë heronj në këtë luftë.

“Nëna ime ka qenë gjithmonë heroina ime, por kjo pandemi e ka bërë një superheroinë në sytë e mi.

Ajo është shumë e mirë dhe ka kaluar kaq shumë në vetvete, por zemërgjerësia e saj për të ndihmuar të tjerët thjesht forcon atë që nëna ime është e aftë të bëjë.

Unë jam shumë e lumtur që edhe bota po e sheh.

Por nuk është vetëm nëna ime.

Të gjithë mjekët dhe infermierët e kujdesit shëndetësor janë heronjtë e mi.”,- shprehet Rita./K.C/dritare.net

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera