Lajme

“Korniza e re e dialogut e ka marrë miratimin e Qeverisë së Kosovës”

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 11 October 2022

Analisti dhe ish-deputeti i LVV-së, Dukagjin Gorani ka thënë se draftet që po qarkullojnë në media janë pranuar nga Qeveria Kurti.

Mbrapa dyerve të mbyllura sipas burimeve të tij, kanë marrë ‘po’ e pushtetit.

Ai shtoi se gjatë mbledhjeve, qofshin në Washington apo në Prishtinë në mes qeveritarëve dhe zyrtarëve të huaj lidhur me dialogun, nuk iu thuhet asgjë jo.

-Advertisement-

Gorani u shpreh se jo nuk po i thotë as Qeveria Kurti, njësoj si paraardhësit e saj.

“Edhe kjo qeveri për shkak të papërvojës së vet e konsideron veten jashtëzakonisht kreative dhe konstruktive në fakt një germë në letër se ka qitë. Edhe në fund, krejt çka kanë me thonë është kjo, para opinionit publik dalin dhe e mohojnë ekzistencën e drafteve, ndërkohë burimet tona e dinë se mbrapa dyerve të mbyllura këto drafte janë pranuar”, tha ai në T7.

“Meqenëse zakonisht këshilltarëve të huaj, sidomos këshilltareve të qeverive kaq të rëndësishme nëpër mbledhje nuk iu thuhet jo. Jo s’i kanë thonë as ata mbrapa, e përvoja më tregon se nuk janë duke i thënë jo as tash. Këta po i thonë jo opinionit të vetë të ngratë, e neve na shesin trimëri se na s’pranojmë kurrgjë, kurse mbrapa dyerve të mbyllura, duke ia nisur në Washington e këto që mbahen në Prishtinë gjithmonë thonë ‘po, po, po’”, theksoi Gorani.

Qeveria e Kosovës tashmë e ka pranuar se ekziston propozimi franko-gjerman.

Në dokumentin e publikuar nga AP më 18 shtator, shkruhej për zgjidhjen finale dhe normalizim raportesh mes dy shteteve, e cila parashihte që vitin e ardhshëm të arrihet një njohje de facto e Kosovës nga Serbia dhe në hark kohor prej 10 vjetësh të vije edhe njohja de jure bashkë edhe me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Fillimisht atë e konfirmoi Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e më pas edhe vetë kryeministri Albin Kurti, i cili e pranoi ekzistencën e propozimit, por u arsyetua se s’mund të thotë gjithçka në publik meqë akoma “nuk është ngurtësuar” mjaftueshëm.

“Pra duhet diçka të ngurtësohet që të publikohet, përderisa është në gjendje të lëngshme nuk është korrekte nga ana ime që ta publikoj, pas ngurtësimit vjen publikimi”, tha Kurti.

Tani flitet haptas për nevojën që BE të jetë unike, pra që pesë shtetet duhet ta njohin Kosovën. Madje edhe Serbia e pranon që pak gjëra janë në dorën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera