Lajme

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve përplas ministrat e Qeverisë Hoti në mbledhjen e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 14 September 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në mbledhjen e Qeverisë gjatë shqyrtimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Rishikuar 2021-2023 (KASh) ka kërkuar që sa më parë të përgatitet draft Buxheti 2021 pasi që afatet ligjore janë më pak se dy muaj.

Vërejtje ndaj kësaj Kornize patën ministrat e koalicionit të AAK-së dhe Nismës.

Derisa ministrat e Nismas ishin kundër KASh-it.

-Advertisement-

Zëvendës kryeministri Besnik Tahiri ka thënë se Reforma për administratën publike është gjysmake pa miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai ka kërkuar ndihmë edhe nga Banka Botërore për mbështetjen e këtij Ligji.

Ndaj kësaj Kornize, ka reaguar edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, që sipas tij është absurde përse nuk janë paraparë me KASH edhe nismat ligjore të MPMS-së.

Kryeministri Hoti ka thënë se është hera e parë e shqyrtimit të kornizës së shpenzimeve, dhe sipas tij në të ardhmen mund të bëhen ndryshimet.

Me gjithë vërejtjet dhe kundërshtimet, me shumicë votash Qeveria ka miratuar KASh-in.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera