Lajme

Korigjimi i raportit nga ZKA, Çitaku: Ky është një nivel i ri i abuzimit – 9 shkurti nuk është larg, kësaj marrëzie po i vie fundi

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 01 November 2024

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas akuzave të LDK’së se ZKA u ndikua nga ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, për ndryshim të shifrës së shpenzimeve të karburanteve për vitin 2023 nga ekzekutivi.

Çitaku përmes një shkrimi në Facebook thotë se ky është një nivel i ri i abuzimit.

“Që qeveria po ndërhynë në institucionet e pavarura, tashmë është e ditur botërisht.

-Advertisement-

Që po instrumentalizon institucionet, madje edhe ato të sigurisë, është dëshmuar edhe nga raportet ndërkombëtare.

Po që shkojnë deri në atë pikë sa ta detyrojnë Zyren e Auditorit që të “korigjoj” vetveten, është nivel i ri i abuzimit.  9 shkurti nuk është larg. Kësaj marrëzie po i vie fundi”, tha Çitaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera