Koreografia skandaloze e Crvena Zvedës kundër Kosovës, FFK-ja paraqet ankesë në UEFA
Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 27 July 2023
Federata e Futbollit të Kosovës, ka reaguar pas banerit të klubit serb, Crvena Zvezda, për koreografinë skandaloze në ndeshjen kundër Fiorentinës në Beograd, ku shfaqej një tank me mbishkrimin “kur ushtria të kthehet në Kosovë”.
Sipas FFK-së, paraqitja e një tanku si koreografi në tribuna me simbolikën kundër Kosovës është një akt i papranueshëm dhe i pashoq për sportin, por edhe për harmoninë e paqen mes vendeve në rajon, e sidomos në periudhën e tensioneve mes Kosovës e Serbisë.
“Ky akt i shprehur publikisht, i shoqëruar edhe me slogane provokuese, dëshmon se opinioni në Serbi dhe autoritetet e atjeshme nuk kanë ndryshuar aspak nga qasja agresore dhe njëherësh është një provokim i hapur ndaj sportit të futbollit dhe Republikës së Kosovës”.
“Federata e Futbollit të Kosovës ka vepruar në përputhje me rregulloret dhe parimet e UEFA-së, duke paraqitur ankesë zyrtare për këtë çështje. Ne kemi kërkuar nga organet e UEFA-së që ta hetojnë me urgjencë këtë rast dhe të marrin masa të ashpra ndaj klubit dhe tifozëve të Crvena Zvezdës, në mënyrë që veprimet e tilla shoviniste dhe provokimet e ngjashme të parandalohen në të ardhmen”, thuhet në reagimin e FFK-së, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, FFK-ja tha se koreografitë dhe sloganet e tilla që synojnë të shkaktojnë konflikte dhe urrejtje mes vendeve dhe popujve nuk duhet të tolerohen.
“Ky rast na bën të kuptojmë se duhet urgjentisht organet e UEFA dhe FIFA të marrin masa më të ashpra kundër shkeljes së parimeve dhe vlerave bazë të lojës së futbollit. Shpresojmë dhe besojmë që ankesa e reagimi jonë do të merret seriozisht dhe ata që nxisin urrejtje nëpërmjet futbollit do të ndëshkohen”.
“FFK do të vazhdojë të promovojë vlerat e vërteta të futbollit, pasi është e vetëdijshme se një mjedis i sigurt dhe i respektueshëm në stadiume është thelbësor për të përjetuar emocionin e futbollit në mënyrë pozitive”, thuhet në reagim
Të tjera
-
Pamje nga tubimi madhështor në Stuttgart, të cilin e organizoi kandidati i PDK-së Shahin Dervishaj
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, organizoi tub...
-
“Është e patolerueshme” – Banorët e Prizrenit thërrasin protestë kundër reduktimit të mëdha të energjisë
Banorët e tri fshatrave të Prizrenit kanë paralajmëruar një protestë të organ...
-
Rrëzimi i avionit të Azerbajxhan Airlines, NATO: Hetim të plotë për aksidentin
NATO bëri thirrje për një hetim zyrtar lidhur me rrëzimin e avionit të linjës...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot të ftohtë, me vranësira, por edhe me i...
-
Haradinaj aludon për një “koordinim” mes VV-së dhe Vuçiqit për moscertifikimin e Listës Serbe
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AA...
-
Ministri i Mbrojtjes: Sụlmet nga Serbia janë të mundshme përderisa Radoiçiq dhe grupi i tij janë në liri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se sulmet nga Serbia në Kosovë...
-
Kolapsi energjetik: VV-ja tash e fal KEDS-in, dikur e bënte horë
Dita e data nuk luanin rol për të ngritur alarmin e mungesës së rrymës, sa is...
-
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq tha sonte se do të ketë më shumë vend...
-
Dakaj: Rizvanolli po thotë mos u ngrohni me rrymë ndërkohë që vetë ua kishte blerë klimat
Gazetari, Shkëlzen Dakaj i ftuar në emisionin Debat Plus, ka reaguar për mung...
-
Mustafa tregon se si LDK do ta zgjidhë problemin e energjisë elektrike
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK, Besian Mustafa, ka folur për zgjidhje...
-
“Trepçës do t’i kthehet nami i dikurshëm”, Limaj zotohet për fuqizimin e ndërrmarjeve publike, si shembull e merr Aeroportin
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se për sa kohë ka qe...
-
Burim Ramadani ndez një qiri në studio: Mund të ndalet rryma, po solidarizohemi me qytetarët
Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime t...