Lajme

Koreja Veriore bën gati 3.5 milionë vullnetarë për ushtri

Autori: Gazeta inFokus 22:20 | 13 August 2017

Koreja Veriore ka bërë të ditur se pothuajse 3.5 milionë punëtorë, anëtarë të partisë dhe rezervistë në mënyrë vullnetare janë paraqitur t’i bashkëngjiten ushtrisë në luftë kundër SHBA-ve.

Siç thuhet, ata janë paraqitur në mënyrë që t’i bëjnë rezistencë sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara.

Gazeta zyrtare verikoreane “Rodong Sinmun” shkruan se vullnetarët janë paraqitur pasi që agjencia e lajmeve KCNA të hënën dha kumtesën në të cilën dënohen sanksionet e reja të OKB-së si përgjigje ndaj testeve raketore të Pjong-jangut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera