Lajme

Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë, e dyta nga fillimi i këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 11 January 2022

Koreja e Veriut lëshoi sot një tjetër raketë, që mendohet se është e llojit balistik. Sipas qeverive të Koresë së Jugut dhe Japonisë, ky është testimi i dytë i zhvilluar këtë vit.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa e Koresë së Veriut duket se ka demonstruar aftësi të përmirësuara krahasuar me raketën që Pheniani lëshoi javën e kaluar.

Të enjten e kaluar, Koreja e Veriut pretendoi se kreu një provë të suksesshme me një rakete hipersonike. Megjithatë, qeveria e Koresë së Jugut thotë se ky pretendim është i ekzagjeruar.

-Advertisement-

Sipas ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Jugut, raketa më e fundit përshkoi një distancë prej 700 kilometrash, në një lartësi maksimale prej 60 kilometrash dhe u lëshua nga i njëjti rajon verilindor si raketa e javës së kaluar.

Raketa ra në det pranë zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë dhe nuk pati dëme të raportuara, tha të martën agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.

Prova u krye vetëm pak orë pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar lëshimin e raketave nga Koreja e Veriut. Shtetet e Bashkuara dhe pesë vendet e tjera të Këshillit të Sigurimit i dënuan provat e raketave duke i konsideruar “një kërcënim domethënës për stabilitetin rajonal”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera