Koreja e Veriut lëshon edhe një raketë balistike
Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 03 November 2022
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM) të enjten, por ajo dështoi në mes të fluturimit, thotë ushtria e Koresë së Jugut.
Kjo raketë balisitike është e shtata që ka lëshuar Pheniani këtë vit. Kjo ndodhi në mes të shqetësimeve se së shpejti verikoreanët do të testojnë një armë bërthamore.
Tensionet vijnë një ditë pasi dy Koretë lëshuan për herë të parë raketa afër brigjeve të njëra-tjetrës.
Seuli ka vepruar në shenjë hakmarrjeje tri orë pasi Pheniani ka nisur një raketë që ka rënë më pak se 60 kilometra larg qytetit jugkorean, Sokço.
Lëshimi i raketave nga Koreja e Veriut u bë pasi SHBA-ja dhe Koreja e Jugut po organizojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat Pheniani i ka kritikuar ashpër si “agresive dhe provokuese”.
Të enjten, Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të gjatë rreth orës 07:40 sipas kohës lokale.
Kjo e ka shtyrë Qeverinë japoneze që të lëshojë një alarm të rrallë emergjence të enjten në mëngjes për banorët në disa nga rajonet e saj veriore, duke u kërkuar atyre të qëndrojnë brenda.
Tokio fillimisht tha se raketa kishte fluturuar mbi Japoni, por ministri i Mbrojtjes, Yasukazu Hamada, deklaroi më vonë se ajo “nuk kapërceu arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë”.
SHBA-ja tha se lëshimi i kësaj rakete tregoi kërcënimin që programi raketor i Koresë së Veriut paraqet për fqinjët dhe paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
“Angazhimet tona për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbeten të hekurta”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Koreja e Veriut, më 28 tetor, ka lëshuar drejt detit dy raketa balistike me rreze të mesme veprimi. Ky ishte testimi i parë i armëve balistike që Veriu ka kryer në dy javët e fundit, teksa ushtria amerikane ka paralajmëruar se përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore nga Phenjani do të “rezultonte në fundin e regjimit ” të këtij shteti.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, Koreja e Veriut ka kryer një sërë testimesh, teksa ka thënë se po teston sistemet e armëve bërthamore që janë të dizajnuara për të sulmuar caqe në Korenë e Jugut dhe në SHBA.
Të tjera
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...
-
Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë
Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme ...
-
Instalohen kamerat publike në qytetin e Junikut
Komuna e Junikut sot ka instaluar kamerat publike në këtë qytet. Lajmin e ...
-
“Ai ka qenë forca ime”, Nasim Haradinaj përlotet në studio për vëllain që i vdiq sa ky ishte në Hagë- Specialja nuk i dha leje për varrimin e tij
Nasim Haradinaj ka folur për vdekjen e vëllait të tij, Agronit, për të cilin ...
-
Thëngjill para Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e protesta para KEDS-it – Si reagonte Vetëvendosja opozitare përballë reduktimeve të energjisë elektrike
Qytetarë nëpër zona të vendit po përballen këtë javë me ndërprerje të energji...
-
Vendimi i PZAP-së për Listën Serbe, KQZ: Ka kohë 48 orë për t’u ankuar në Gjykatë Supreme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka miratuar sot ankesën e ...