Lajme

Koreja e Veriut kalon në nivel të ri të kërcënimit

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 08 August 2017

Programi balistik i Koresë së Veriut paraqet një nivel të ri kërcënimi, deklaroi Ministria japoneze e Mbrojtjes në një raport vjetor të publikuar sot, ku Tokio alarmohet gjithashtu për ambiciet ushtarake të Kinës.

Japonia vëzhgon me shqetësim prej dekadash përparimet teknologjike të fqinjit të tij koreanoverior, por tensionet janë rritur edhe më shumë kohët e fundit, me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale më 4 korrik, i ndjekur më 28 korrik me një testim të dytë, duke vënë teorikisht një pjesë të kontinentit amerikan nën rrezen e Phenianit, raporton AFP.

“Që prej vitit të kaluar, veçanërisht, Koreja e Veriut, që ka zhvilluar dy teste bërthamore dhe ka lëshuar më shumë se 20 raketa bërthamore, përbën një gradë të re kërcënimi”, thekson ministri i Mbrojtjes, Itsunori Onodera në këtë raport.

-Advertisement-

Onodera, që sapo është emëruar në qeverinë e Shinzo Abe pasi kishte pasur këtë post në fund të 2012 deri më shtator 2014, e cilësoi rrezikun koreanoverior si madhor dhe të menjëhershëm.

“Me shumë mundësi, me kalimin e kohës rritet rreziku i vendosjes së raketave balistike me mbushje bërthamore në gjendje të arrijnë vendin tonë”, insistohet në këtë dokument.

Këshilli i Sigurimit në OKB, miratoi të shtunën, unanimisht një rezolutë që përforcon ndjeshëm sanksionet që i ishin vendosur Koresë së Veriut, që, nëse respektohet, duhet të privojë Phenianin nga një miliardë dollarë të ardhura në vit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera