Lajme

Koreja e Veriut gati t’i japë fund luftës me këto kushte

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 24 September 2021

Pas raketave, mund të vijë dialogu. Motra e pushtetshme e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shprehet e gatshme të rinisë bisedimet me Jugun, nëse ky shtet i jep fund “politikave armiqësore”.

Kim Yo-jong e dha deklaratën gjatë kundërpërgjigjes për kërkesën e Seulit për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane.

“Duhet të heqin dorë nga sjelljet me standarde të dyfishta, paragjykimet jo logjike, praktikat e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar aktet e tyre teksa fajësojnë ushtrimin e të drejtës sonë për të mbrojtur veten. Vetëm kur këto parakushte të përmbushen, do të jetë e mundur që të ulemi ballë për ballë dhe të shpallim përfundimin e luftës”, u shpreh Kim Yo-Jong.

-Advertisement-

Konflikti, që ndau gadishullin në dysh, përfundoi në vitin 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje. Teknikisht, të dyja shtetet kanë qenë në luftë që prej asaj kohë dhe në disa raste marrëdhënia ka qenë mjaft e tensionuar.

Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, bëri thirrje Koresë Komuniste, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës që të mblidhen dhe të sjellin paqe në gadishull përmes dhënies fund të luftës. Një ide të cilën motra e diktatorit Kim Jong un e konsideroi “të admirueshme”./A2CNN/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera