Ekonomi

Koreja e Jugut planifikon të ndalojë shkëmbimin e valutave digjitale

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 14 January 2018

Zyrtarët e Koresë së Jugut kanë njoftuar se po përgatisin një dispozitë ligjore që do të ndalonte plotësisht tregtinë e valutave digjitale brenda vendit.

Pas njoftimit, vlera e Bitcoin në Korenë e Jugut shënoi rënie rreth 2.000 dollarë.“Ka shqetësime të mëdha kur janë në pyetje monedhat virtuale”, tha ministri i Drejtësisë i Koresë së Jugut.

Vendimi u mor pasi çmimet e Bitcoin, Ethereum dhe valutave tjera digjitale në bursat në Korenë e Jugut arritën një çmim më të lartë se pjesa tjetër e botës, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Kjo nuk është hera e parë që Koreja Jugore shpreh një qëndrim të mprehtë ndaj valutave digjitale.

Shtatorin e kaluar, furnizimi me valuta digjitale ishte i ndaluar, dhe pastaj në dhjetor, qeveria e vendit propozoi një projekt-ligj që përcakton se si bankat mund të bashkëveprojnë me valutat digjitale.

Ndalimi nuk do të hyjë në fuqi menjëherë, pasi është i nevojshëm votimi i tij në Parlamentin e Koresë Jugore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera