Lajme

Korea e Veriut: Amerika po provokon me luftë

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 24 December 2017

Korea e Veriut i ka përshkruar sanksionet e vëna ndaj saj nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një “akt lufte”.
Ministri i Jashtëm në një qëndrim ka thënë se ato janë të barabarta me bllokadë totale ekonomike, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.

Ai shtoi se forcimi i Koresë së Veriut ka qenë e vetmja mënyrë që të mund të pengonte SHBA-në.

Këshilli i Sigurimit të OBK-së, kanë vënë sanksione të reja të premten si kundërpërgjigje ndaj testeve të raketave balistike të Penjanit.

-Advertisement-

Ditë më parë Koreja e Veriut ishte duke zhvilluar një raketë të aftë për të goditur Londrën, paralajmëroi sot ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson.

Paralajmërimet e tij erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e quajti Korenë e Veriut një kërcënim bërthamor, në një strategji të re të sigurisë kombëtare. “Koreja e Veriut është një kërcënim. Është një rrezik real për këtë vend.

Ata janë aktualisht në rrugë për të krijuar një raketë balistike që mund të godasë Londrën. Ky nuk është një problem vetëm për SHBA-në. Ky është një problem global. Britania duhet të qëndrojë për ta luftuar atë. Ka kërcënime në të gjithë botën, dhe Britania është një lojtar global”, tha ministri i Mbrojtjes

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera