Fokus

Korab Sejdiu kërkon raport për shpenzimet e Pavarësisë, pas raportimit të inFokus

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 20 February 2019

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, i ka shkruar letër ministrit të financave, Bedri Hamza, lidhur me shpenzimet për nder të festës së 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sejdiu ka konsideruar se është e domosdoshme të dihet se ku kanë shkuar paratë publike, shkruan gazeta inFokus.

“Z.ministër duke pasur parasyshë që kjo shumë tejkalon disa herë shpenzimet e bëa në vitet paraprake (p.sh 10.000 mijë euro në vitin 2017 (qëlimisht kamë anashkaluar shpenzimet për festën jubilare të 10-vjetorit)), është jetike për deputetët e Kuvendit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës që të informohen se si janë shpenzuar këto para publike”, ka shkruar ai në letrën drejtuar Hamzës.

-Advertisement-

Sejdiu ka kërkuar nga ministri Hamza një raport të detajuar, brenda 7 ditëve, për shpennzimet që janë bërë për organizimin e aktiviteteve për 17 shkurt.

Deputeti tutje ka thënë se nuk janë identifikuar operatorët ekonomik që ishin përfitues të këtyre fondeve.

“Ndër të tjera nuk kufizohet në identidikim e operatorëvë ekonomik që ishin përfitues të këtyre fondeve, përshkrimin e shërbimeve dhe mallërave që janë ofruar nga këto subjekte, çmimet që janë paguar për këto shërbime/mallëra, mënyrën se si dhe kush ka bërë përzgjedhjen e tyre”, ka thënë Sejdiu.

Gazeta inFokus ka raportuar në detaje për të gjitha shpenzimet që janë bërë për shënimin e festës së 11 vjetorit.

Lexo edhe :

Ja sa i kushtoi buxhetit të Kosovës “fluturimi i Pavarësisë”

Sa do të paguhen Dafina Zeqiri e MC Kresha për koncertin e Pavarësisë? 

Si do të duket Prishtina me 100 mijë euro zbukurime për Pavarësi? 

Mijëra euro për lapsat e fletoret pavarësisë 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera