Lajme

Korab Sejdiu ka një pyetje për Pal Lekajn

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 08 August 2018

Duke parë vonesat rreth zgjerimit të rrugës Prishtinë – Podujevë, deputeti Korab Sejdiu ia ka drejtuar një pyetje ministrit të Infrastrukturës Pal Lekaj.

Sejdiu ia ka kujtuar Lekajt se në Maj të këtij viti pati deklaruar se punët në zgjerimin e kësaj rruge do të kryhen për 200 ditë. Por, tash kur kanë kaluar disa muaj nga ky zotim, punët nuk janë afër të kryhen, raporton Gazeta inFokus.

“Z. Ministër, a mund të na shpjegoni nëse ky projekt është duke ecur sipas orarit të planifikuar të punimeve? A vlerësoni se projekti në fjalë do të kryhet brenda afateve kohore të parapara në kontratë”, janë pyetjet që Sejdiu ia ka drejtuar Lekajt, në kuadër të rregullores së kuvendit, për pyetje parlamentare. /Gazeta inFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera