Lajme

Kopshti “Dielli” në Prishtinë në gjendje të mjerueshme, Komuna e Shpend Ahmetit s’i mori parasysh ankesat

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 16 November 2017

Ankesat në drejtim të kryetarit aktual të Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk kanë të ndalur. Ai po fajësohet për shumë parregullsi në kryeqytet.

Edhe pse rikandidon për të marrë një mandat për ta qeverisur Prishtinën, Ahmeti po merr akuza nga banorët e kësaj komune.

Gjendja në Kopshtin “Dielli” në Prishtinë është në gjendje të mjerueshme. Një përfaqësues në Këshillin e Prindërve në Kopshtin ‘Dielli’ ka thënë për Express se në po këtë kopsht, nuk ka shtëpiak i cili do të mirëmbante këtë çerdhe dhe gjendja aty është katastrofale.

-Advertisement-

“S’ka pasë kurrfarë renovimi. Në oborr nuk ka siguri. Të premten e kalume kanë hy persona dhe kanë vjedh çanta dhe jakne të femijëve”, shprehet përfaqësuesi i Këshillit të prindërve në këtë kopsht.

Ai po ashtu bën të ditur se Komunës së Prishtinës ia kanë transmetuar gjendjen aty por asnjëherë, kjo komunë nuk i ka marrë parasysh këto kërkesa.

“Janë emailat edhe kërkesat për Komunë qe i ka bo Institucioni Dielli, dhe kurrë nuk i kanë marr parasysh”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera