Lajme

Koordinimi amerikan në Kroaci, Hovenier: Folëm edhe për përkrahjen e një Kosove sovrane, demokratike e multietnike

Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 27 September 2024

Ambasadorët e SHBA-së në vendet e rajonit janë mbledhur në Kroaci në atë që quhet si Konferenca Rajonale e Shefave të Misioneve. Në këtë konferencë po merr edhe ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka ndarë një citat të ambasadorit Hovenier rreth kësaj ngjarje që po ndodh në Zagreb.

Ambasadori amerikan ka thënë se në këtë konferencë rajonale kanë folur për koordinimin e politikës amerikane në përkrahje të paqes dhe sigurisë në rajon dhe në veçanti për përkrahjen e SHBA për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike.

-Advertisement-

“Diskutime të vlefshme me miqtë dhe kolegët përgjatë dy ditëve të fundit në Konferencën e Shefave të Misioneve, duke koordinuar përpjekjet e SHBA-së në përkrahje të paqes dhe sigurisë në rajon, përfshirë, përkrahjen për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike”, ka shkruar Hovenier.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera