Lajme

Koordinatori nacional për rini bëhet me dy nënkoordinator e këta me dy asistentë të nënkoordinatorëve

Autori: Halil Berisha 10:39 | 18 July 2019

Zyra e Kryeministrit ka shpallur një konkurs interesant, ku përmes tij planifikohet të punësohen 4 persona.

Dy janë nënkoordinator rajonal nga komunitetet në kuadër të koordinatorit nacional për kulturë, rini dhe sport, pozitë të cilën e mban Rexhep Hoti.

-Advertisement-

Por, si duket është planifikuar që puna e këtyre nënkoordinatorëve të jetë goxha e madhe pasi janë planifikuar edhe dy pozita për asistentë të tyre.

Kështu, në këtë konkurs publik për marrëveshje për shërbime të veçanta, thuhet që është planifikuar të punësohet dy asistentë të nënkoordinatorëve rajonal.

Për këto pozita thuhet që kontrata do të jetë 6 mujore, por nuk bëhet e ditur paga, pasi ajo cilësohet si e negociuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera