Lajme

Koordinatori iPD/Ja tre opsionet për të ardhmen e Brashës dhe PD…

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 01 July 2017

Koordinatori i Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, i rreshtuar në krah të kritikëve të Lulzim Bashës brenda kësaj partie, shprehet se Basha s’mund ta kthejë PD-në në një parti fituese.
“Zoti Basha e tregoi kapacitetin. Pasi e përplasi një autobus ai kërkon një të ri për ta përplasur sërish”, tha ai. i ftuasr në emisionin “Kapital”.
Kulluri renditi tre opsionet lidhur me të ardhmen e Bashës dhe PD-së.
“Tre janë opsionet: E para, të bëhet një garë e lirë, e ndershme. Ku kandidatët të kenë garancitë të anëtarësia dhe procesi i zgjedhjeve. Të fitojë garën një nga dy apo tre kandidatët.
Dy, ose do të shkojmë në një humbje tjetër. Basha nuk ka mundësi ta kthejë PD-në në nj parti fituese.
Një mundësi tjetër është që PD-ja artikulon, grupet e djathta dhe të bashkohet.
Ky vend ka nevojë për një parti të djathtë, që në qasjen time është një parti e djathtë konservatore moderne”, shprehet ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera