Kontrollorët e hapësirës ajrore të Kosovës paralajmërojnë grevë
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 06 February 2019
Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror të Kosovës përm4es një komunikate për media ka paralajmëruar grevë 1-orëshe me datën 13 shkurt të këtij viti.
SINKON këtë hap sindikal thotë se do ta ndërmarrë për shkak të pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin e Pagave, shkruan inFokus.
“Për t’i dhënë hapësirë krerëve të institucioneve, respektivisht Presidentit të Republikës së Kosovës që të shqyrtojë kërkesën legjitime të kontrollorëve të trafikut ajror të Kosovës, për t’u përjashtuar nga Ligji për Paga, anëtarësia e SINKON njëzëri vendosi që të shpallë grevë paralajmëruese në kohëzgjatje prej një ore më datë 13.02.2019, prej orës 08:00 deri në ora 09:00. Duke qenë se Ligji për Greva në nenin 17 njeh kontrollin e trafikut ajror si shërbim jetik, gjatë kohëzgjatjes së grevës, kontrollorët do të sigurojnë minimumin e procesit të punës duke i ofruar shërbime të trafikut ajror fluturimeve ushtarake dhe ambulantore në Kosovë”, theksohet në komunikatë.
Në ndërkohë si shenjë mirëbesimi nga SINKON ndaj vullnetit të mirë për të zgjidhur këtë çështje, anëtarësia e SINKON vendosi që të pezullojë ofrimin e shërbimit bazik (ëork-to-rule), që nënkupton ofrim të shërbimit të plotë.
“Në rast të mospërgjigjes së institucioneve të Kosovës ndaj kërkesës tonë për përjashtim nga ligji i pagave për shërbyes civil, atëherë masat sindikale dhe greva do të përshkallëzohen”, paralajmëron SINKON.
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...