Lajme

Kontrollet në Shengen, KE i kërkon 5 shteteve të heqin masat e përkohshme

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 03 May 2017

Komisioni Europian rekomandon që Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia t’i heqin brenda 6 muajsh kontrollet e tyre kufitare.

Edhe pse situata në përgjithësi është stabilizuar, ka ende një numër të madh emigrantësh të parregullt e azilkërkuesish në Greqi. Për këtë arsye, komisioni vendosi si masë paraprake zgjatjen e kontrolleve për të fundit herë. Por, edhe gjatë kësaj periudhe kohe, ato duhet të kryhen vetëm mbi shënjestra të caktuara dhe në mënyrë të kufizuar.

Blloku i lejoi verifikimet në zonën e tij të lëvizjes së lirë si pjesë e përgjigjes ndaj vërshimit të refugjatëve dhe emigrantëve në vitin 2015, edhe pse shqetësimi mbi ndikimin që do të kishte kjo lëvizje tek tregtia, ishte i madh.

-Advertisement-

Komisioneri për Çështje të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos deklaroi se kontrollet duhet të përfundojnë. Ka ardhur koha të ndërmerren hapat e fundit konkrete për kthimin e ngadalshëm në një funksionim normal të zonës Shengen, është shprehur ai.

Mbi një milion vetë hynë në Europë në vitin 2015, shumica në Gjermani. Që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes BE-Turqi, mbërritja e emigrantëve të paligjshëm në Greqi ka rënë në masën 97%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera