Uncategorized

Kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin global

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 04 December 2021

Presidenti kinez Xi Jinping mbajti një videofjalim në ceremoninë e hapjes së Konferencës për Kuptimin e Kinës për vitin 2021, të zhvilluar të enjten në Guangzhou të provincës jugore Guangdong.

Bota jonë po përjeton ndryshime të papara në një shekull, u shpreh Xi, duke theksuar se “është edhe më e rëndësishme që ne të shkëmbejmë pikëpamje, të kemi më shumë ndërveprim e bashkëpunim dhe të kontribuojmë me mençurinë dhe forcën tonë për të trajtuar së bashku sfidat globale”.

Xi theksoi se populli kinez ka vijuar me përpjekje të pandërprera për të ndryshuar rrënjësisht fatet e veta dhe për të ushtruar një ndikim të thellë në rrjedhat e historisë botërore.

-Advertisement-

Presidenti kinez u zotua gjithashtu se Kina do të ecë pa u luhatur në rrugën e zhvillimit paqësor dhe hapjes ndaj botës, do të punojë për një bashkësi me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe do të promovojë vlerat e përbashkëta njerëzore të paqes, zhvillimit, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë.

Kina do të jetë gjithmonë ndërtuese e paqes botërore, kontribuese në zhvillimin global dhe mbrojtëse e rendit ndërkombëtar, tha kreu i shtetit kinez.

Ai theksoi po ashtu se Kina do të vazhdojë të përpiqet për të dhënë kontribute të reja dhe më të mëdha në përparimin e qytetërimit njerëzor dhe paqen e zhvillimin botëror.

Konferenca për Kuptimin e Kinës, që ka nisur të zhvillohet në vitin 2013, ka shërbyer si një platformë që bota të kuptojë zhvillimin dhe rrugen qe ka ndjekur Kina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera