Lajme

Kontrata për shitje të thëngjillit, Prokuroria konfirmon se po e heton edhe ‘shefin’ e ri të KEK’ut

Autori: Gazeta inFokus 16:31 | 27 April 2023

Prokuroria Themelore e Prishtinës e ka konfirmuar se Përparim Kabashi, të cilin Bordi i KEK’ut e emëroi si ushtrues të detyrës së zv. Kryeshefit Ekzekutiv pas arrestimit të Nagip Krasniqit, është nën hetime.

Bordi i Drejtorëve të KEK’ut e ka pezulluar para dy ditësh nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv Nagip Krasniqin, meqë i njëjti u arrestua nën dyshimin për tri vepra penale. Në vend të tij, Bordi emëroi si ushtrues detyre të zv. Kryeshefit Ekzekutiv, Përparim Kabashin.

Por, edhe Kabashi, është nën hetime. Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Kabashi është nën hetime, por s’kanë dhënë detaje tjera.

-Advertisement-

“Referuar pyetjeve tuaja lidhur me subjektin si në kërkesë, aktualisht mund t’iu njoftojmë se çështja është nën hetime”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

Hetimet ndaj tij raportohet se kanë nisur në mars të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Dyshimet janë se Kabashi ka nënshkruar një kontratë për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.6 milion euro, pa i verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurorimit.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri Përparim Kabashi-UD Kryeshef Ekzekutiv në KEK, ka keqpërdorë detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në mënyrë që pa e verifikuar nëse procedurat e zhvilluara kanë qenë në përputhje me ligjin në lidhje me aktivitetin e prokurorimit KEK-SHQ-21-001-8111 “Shitja e Thëngjillit”, me dt.01.04.2021, kishte nënshkruar kontratën për shitjen e thëngjillit në vlerë 1.600.000.00 euro me OE “Enertech” SHPK”, thuhet në dokumentin e publikuar nga Periskopi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera