‘Kontrata e vdekjes’/ Kush po i vret boksierët dhe biznesmenët në Greqi? Lidhja e shqiptarëve në ekzekutimet mafioze
Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 07 December 2021
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në Galatasi, të Greqisë. Haris Kontogiorgis, bokier, u ekzekutua me armë zjarri teksa po futej në palestër. Tashmë në tryezën e autoriteteve greke janë disa pista.
Mediat në vendin fqinj e lidhin ekzekutimin me shqiptarët duke e cilësuar “kronikë të një vrasje të paralajmëruar”, ndërsa policia vlerëson se vrasja lidhet me veprimin e një bande grabitje greko-shqiptare, që gjatë muajve të fundit goditi disa zona.
“Ta Nea” shkruan se ekziston frika se për arsye të ndryshme lufta e interesave në krimin e organizuar do të rifillojë nga kriminelët grekë në Atikë, që numëron 18 të vdekur që nga viti 2017.
Dhe kjo pa marrë parasysh sulmet kriminale në Zakynthos dhe pjesë të tjera të vendit apo mes anëtarëve të mafies shqiptare.
Zyrtarët vlerësojnë se krimi lidhet drejtpërdrejt edhe me atë të kriminelit 58-vjeçar me pseudonimin “Kefalas” majin e kaluar. Dy viktimat e akteve kriminale në Metamorfosi dhe Galatsi njiheshin prej shumë vitesh.
Me boksierin 44-vjeçar që duket se po e ndihmonte 58-vjeçarin në punë të ndryshme, ku ky i fundit e thërriste ose e prezantonte si “nipi”. 44-vjeçari në fakt ka qenë pranë skenës së vrasjes së 58-vjeçarit në Metamorfosi.
Zyrtarët mblodhën informacione se “kontrata e vdekjes” në maj në Metamorfosi kishte lidhje me kriminelët grekë dhe kryesisht ata shqiptarë. Mbetet e panjohur se cili ka qenë roli dhe nëse ka pasur përfshirje të boksierit të vrarë në Galatsi, në këto veprime të pasardhësve të 58-vjeçarit.
Policia kishte informacione se persona të tjerë që kishin kontakte me 58-vjeçarin e vrarë, por edhe kriminelë që synonin komandimin e Atikës verilindore, do të tentonin të vrisnin “nipin” apo persona të tjerë.
Duke pasur parasysh se në këtë mënyrë ata do të kishin kontrollin në atë zonë. Frika dhe vlerësimet e policisë që fatkeqësisht u verifikuan mbrëmë./tch/
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...