Kontrabandonin qytetarët e Kosovës, dështon gjykimi ndaj të akuzuarve
Autori: Gazeta inFokus
13:25 | 20 Dhjetor 2021
Njëri i akuzuar mungon për shkaqe shëndetësore, shtyhet gjykimi për kontrabandim me migrantë dhe vepra tjera penale
Për shkak se i akuzuari Xh.F ka munguar për shkaqe shëndetësore, ka dështuar seanca e së hënës ë Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Në këtë rast, ai bashkë me S.M, A.K, A.B, H.M, D.S, B.Z, B.D dhe B.H akuzohen se kishin ndërmarrë veprime me anë të së cilave është synuar kontrabandimi i shtetasve kosovarë.
Lidhur me mungesën e të akuzuarit Xh.F, kryetarja e trupit gjykues Naime Krasniqi- Jashanica njoftoi se i akuzuari përmes parashtresës e kishte njoftuar gjykatën se për arsye shëndetësore, nuk mund të jetë i pranishëm në seancë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Andaj, për këtë, gjykata kërkoi nga prokurorja Fikrije Fejzullahu mendim se a do të vazhdohet procedura me të gjithë të akuzuarit apo të veçohet.
Prokurorja Fejzullahu tha se ajo nuk është kompetente të di se sa kohë i duhet të akuzuarit të rikuperohet, andaj propozoi që të merret një mendim mjekësor se a është koha optimale, në mënyrë që të dihet se a mund të pritet vazhdimi i gjykimit me të gjithë të akuzuarit apo të veçohet procedura.
Gjykatësja Krasniqi-Jashanica tha se do të kërkohet nga konzoliumi mjekësor se a mund të prezantojë i akuzuari për seancat e radhës.
Në këto rrethana, kjo seancë u shty dhe e radhës pritet të mbahet më 23 dhjetor 2021.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 29 gusht 2013, S.M, A.K, H.M dhe D.S nga qershori 2011 e deri më 5 shkurt 2013, duke vepruar në kuadër të grupit të organizuar dhe të strukturuar, me qëllim të përfitimeve të dobisë pasurore financiare, kanë kontrabanduar shtetas të Republikës së Kosovës.
Siç pretendon prokuroria, të njëjtit i kishin gjetur migrantët që kanë qenë të interesuar të shkojnë në vende të ndryshme të Evropës, pastaj ishin marrë vesh për çmimin që duhej të paguanin migrantët, që arrinte shumën deri në 3 mijë euro për person, pastaj migrantët, në mënyrë ilegale, përmes personave të ndryshëm në Serbi, i kanë dërguar përmes Serbisë dhe Hungarisë në vendet e ndryshme të Evropës.
Për veprime të ngjashme në të njëjtën kohë, me veprën penale të krimit të organizuar lidhur me kontrabandim me njerëz por të mbetur në tentativë, prokuroria ka ngarkuar të akuzuarit tjerë, A.B, B.Z, B.D, B.H dhe Xh.F.
Siç thuhet në aktakuzën e prokurorisë, ky grup ka vepruar në dy grupe të ndara, e në grupin e dytë, kanë qenë të përfshirë edhe katër të akuzuarit e parë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në këtë aktakuzë e ka përfshirë edhe A.L, ndaj të cilës është arritur parashkrimi i ndjekës penale.
Ajo akuzohej se duke kryer detyrën e saj si zyrtare për letërnjoftima dhe pasaporta në zyrën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Komunën e Mitrovicës, ka marrë ryshfet nga i akuzuari B.H.
Sipas prokurorisë, ajo nga data e pavërtetuar e deri më 6 shkurt 2013, ka marrë para për vete dhe të akuzuarin B.H si dhe ka pranuar premtimin për dhënie të parave nga ai për të kryer në kuadër të autorizimeve të saj veprime zyrtare apo veprime tjera, të cilat ajo nuk duhej t’i kryente.
Në aktakuzë thuhet se ajo ishte marrë vesh me të akuzuarin B.H, ua kishte rregulluar dokumentacionet personave të ndryshëm dhe për këto veprime ka pranuar para për vete deri në 400 euro për një rast, duke i mundësuar përfitim financiar të akuzuarit B.H, po ashtu deri në 400 euro për një rast.
Me këtë, i akuzuari po ngarkohet me veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërkaq, i akuzuari B.D, sipas prokurorisë, nga data e pacaktuar e deri më 26 shkurt 2013, u ka dhënë ndihmë juridike pa autorizim disa personave, të cilëve u ka rregulluar dokumentacione dhe i ka përfaqësuar para organeve të Serbisë, duke u kërkuar pagesë deri në 1 mijë e 200 – 3 mijë euro, për të nxjerrë në emrin e tyre dokumente si certifikata të lindjes, letërnjoftime, pasaporta apo dokumente për marrjen e nënshtetësisë së Serbisë.
A.B me këtë aktakuzë është akuzuar edhe me veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, në posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armëve”, por prokurori për këtë vepër ka hequr dorë pasi është përfshirë në Ligjin për Amnistinë.

T� tjera
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...































