Lajme

Kontrabandë në Leposaviq, policia konfiskon një sasi të cigareve

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 11 May 2023
Njësitë policore kanë ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person i dyshuar, pasi i njëjti kishte tentuar që të kalonte vijën kufitare përmes rrugëve dytësore.

“Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:30 në fshatin Bistricë në Leposaviq”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e cigareve të cilat ishin të kontrabanduara.

Me vendim të prokurorit malli i kontrabanduar i është dorëzuar njësisë së doganave, kurse i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera