Lajme

Kontrabanda me barna, konfiskohen qindra paketime në pikë-kalimin kufitar në Vërmicë

Autori: Gazeta inFokus 11:54 | 30 September 2021

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare Vërmicë.

Në njoftimin për media thuhet se në pikë kalimin kufitar të Vërmicë, është selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të Shqipërisë, gjatë kontrollit është hasur në barna me banderolla të Shqipërisë rreth 100 paketime.

“Me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera