Lajme

Kontigjenti grek i KFOR-it kryen stërvitje në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 05 September 2022

Kontigjenti grek i forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, ka kryer stërvitje ushtarake brenda kampit ushtarak në Prishtinë.

Stërvitje të këtilla, siç njoftoi KFOR-i, bëhet që të mirëmbahet gatishmëria e nivelit të lartë reagues të gardës greke.

“Garda Greke e KFOR-it ka zhvilluar një trajnim të Forcave të Reagimit të Menjëhershëm. Ky lloj ushtrimi siguron një reagim të menjëhershëm ndaj situatave emergjente brenda Camp Film City, Prishtinë”, thotë njoftimi.

-Advertisement-

“Këto trajnime kryhen me qëllim ruajtjen e niveleve tashmë të larta të ndërgjegjësimit të Gardës Greke gjatë detyrës së tyre roje në bazë”.

Kontigjenti grek i KFOR-it në Kosovë aktualisht ka 109 trupa prezentë dhe kanë qenë pjesë e misionit paqeruajtës që nga viti 1999 me hyrjen e NATO-s në Kosovë.

Greqia është njëra nga pesë vendet e BE-së që nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ndonëse marrëdhëniet bilaterale me Kosovën mund  të thuhet se i ka më të zhvilluara se sa shumë vende që nominalisht e njohin Kosovën por nuk kanë zhvilluar marrëdhënie të mëtejme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera