Lajme

Kontesha e Ueseksit vendosi lule në memorialin Heroinat në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 17 October 2019

LSM Kontesha e Ueseksit ka vendosu lule në memorialin Heroinat në Prishtinë bashkë me të mbijetuarit e CRSV-së.

Heroinat është memoriali i parë në Kosovë, në qytetin e Prishtinës që nxjerr në pah dhe nderon sakrificën dhe guximin e grave gjatë konfliktit të vitit 1998-99, shkruan gazeta inFokus

“Heroinat është memoriali i parë në Kosovë që nxjerr në pah dhe nderon sakrificën dhe guximin e grave gjatë konfliktit të vitit 1998-99. Ai simbolizon nevojën që tërë shoqëria kosovare ta pranojë guximin dhe forcën e tyre dhe të drejtën e tyre për ta formuar të ardhmen e tyre personale. Memoriali është rikujtues i nevojës për t’i mbrojtur të gjithë ata që janë të cenueshëm nga dhuna e tillë, përfshirë grupet e margjinalizuara të pakicave dhe grupet e feve ose besimeve të ndryshme.”/Gazeta inFokus/.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera