Lajme

Kontenier me kokainë nga Ekuadori në Durrës

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 10 April 2021

Një sasi e madhe kokaine është kapur në portin e Durrësit.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është bllokuar një konteiner i mbushur me lëndë narkotike që dyshohet të vinte nga Ekuadori. Ndërsa policia do të presë me gur freksibël derën e kontenierit, i cili menjëherë sapo ka mbërritur është vendosur në zonën e riskut si pasojë e origjinës nga mbërrinte.

Nga kontrolli brenda në kontenier u gjetën rreth 200 pako lëndë e dyshuar kokainë. Kontenieri i përket disa personave nga Tirana, emri i të cilëve është i padëgjuar më parë për përfshirje në ndonjë vepër kriminale. Burime bëjnë me dije se deri tani deklarohen rreth 200 kg lëndë narkotike, por vijon kontrolli në kontenier ndërsa rreth 100 kg kokainë ishin fshehur në tavanin e kontenierit.

-Advertisement-

Konteineri ku u gjet droga është shkarkuar nga anija e konteinerëve ”Dance”, anije me flamur portugez që vinte në Durrës pas ndalesës në portin grek të Pireut. Anija është ankoruar paraditen e sotme në portin e Durrësit dhe nga kontrolli në njërin prej kontenierëve me ngarkesë bananesh të shkarkuar prej saj u zbulua ngarkesa e paligjshme.

Në fillim të muajit me të njëjtën linjë trafiku u kapën dhe sekuestruan 49 kg kokainë të fshehur në kolonat e një kontenieri të ardhur me ngarkesë bananesh për llogari të kompanisë së Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt i dënuar për trafikun e 613 kg kokainë./Top Chanel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera