Sport

Konte drejt rikthimit në Serie A, e pret Roma

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 25 September 2018

Emri i Antonio Kontes qarkullon prej disa muajsh në ambientet e futbollit italian, që nga momenti kur u bë e qartë se ai do të largohej nga Çelsi. Emri i tij u përmend shpesh si një objektiv i Milanit për këtë sezon, por te kuqezinjtë preferuan që të mbanin në detyrë Gatuzon. Megjithatë, për Konten është krijuar një tjetër mundësi e mirë, pasi stoli i një ekipi të madh të Serisë A ka filluar të lëkundet. Bëhet fjalë për Romën, e cila pah humbjes ndaj Bolonjës të cilën e vlerësoi edhe presidenti i saj Pallota si “të neveritshme”, po sheh mundësinë e largimit të Di Françeskos.

Sipas “La Stampa”, drejtuesit e skuadrës mendojnë seriozisht të afrojnë një emër të ri në stolin e ekipit dhe Konte duket emri i duhur falë profilit që ka dhe padyshim eksperiencave të rëndësishme në karrierë. Nëse Roma nuk bën kthesën shpejt, prezantimi i Konte me shallin e skuadrës në qafë nuk duket i largët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera