Lifestyle

Konsumimi i tepërt i kafes zvogëlon gjinjtë

Autori: Gazeta inFokus 09:18 | 09 January 2018

Edhe pse mund t’ju duket se nuk ka shans që të ekzistojë ndonjë lidhje midis kafes dhe madhësisë së sisëve, lidhja ekziston gjithsesi.

Nëse ju nevojitet nxitje shtesë që të zvogëloni futjen e kafes në organizëm, do t’jua tregojmë.

Siç konstatojnë shkencëtarët, teprica e kafeinës mund të rregullojë tajitje hormonesh në trupin e femrës, që si pasojë do të ndikojë në madhësinë e sisëve, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Një hulumtim i bërë në Suedi ka zbuluar se femrat të cilat konsumojnë më shumë se tre filxhanë kafe në ditë, për 17 për qind kanë sisët më të vogla se ato që konsumojnë më pak kafen.

Ndoshta ju tingëllon çmenduri, mirëpo hulumtuesit thonë që teprica e kafeinës mund të ndikojë në hormone, gjë që ndikon në madhësinë e sisëve.

– Konsumimi i tepërt i kafes mund të ketë ndikim të madh në madhësinë e sisëve. Megjithatë, femrat të cilat pinë mjaft kafe nuk duhet të frikësohen që sisët do t’u zhduken sa çel e mbyll sytë.

Do të zvogëlohen, por nuk do të zhduken – konstaton autorja e hulumtimit Helena Jernstrom.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera